Policia e Kosovës po heton një vdekje në Gjakovë.
Raportohet se atje është gjetur pa shenja jetë një femër, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.