-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komiteti i Medias së UEFA-s në Tiranë, Duka: Sigurojmë që vlerat e futbollit të arrijnë te të gjithë tifozët në Europë

Kryesoret

Në Shqipëri për herë të parë është mbledhur Komiteti i Medias së UEFA-s. Mbledhja drejtohet nga kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili është kryetar i këtij Komiteti.

Duka u shpreh se ndihet i gëzuar që mirëpret në Shqipëri, në një vend ku futbolli është më shumë se një sport, është një pasion dhe një burim krenarie kombëtare.

“Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së futbollit, zhvillimin e talenteve të rinj dhe investimin në aspekte teknike dhe strategjike të lojës. Jemi krenarë të ndajmë me ju progresin që kemi arritur ndërsa jemi në përputhje me vlerat dhe objektivat e UEFA-s. Komiteti i Medias i UEFA-s dhe të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës sesi bota përjeton dhe angazhohet me futbollin. Puna jonë siguron që vlerat dhe historitë e futbollit të arrijnë te tifozët nga çdo cep i Europës. Sot do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të ndryshme në lidhje me planet e medias dhe komunikimit, një rishikim të EURO 2024, një shikim mbi planet për EURO 2025 për vajza dhe tema të tjera shumë interesante. Jam i sigurt se do të kemi një diskutim frytdhënës., tha Duka.

Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje të ndryshme që lidhen me promovimin e futbollit në nivel Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit