-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Larg duart nga gjuha shqipe’! BDI protestë, Mickoski: Doni pushtet, kam SMS-të

Kryesoret

Deputetët e Frontit Europian në Maqedoninë e Veriut tentuan të pengonin ditën e djeshme me banderola fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki. Kjo në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë.

”PO Europës, JO Rusisë”,

”Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”,

”Larg duart nga gjuha shqipe” shkruhej në banderola.

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka sfiduar kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe që të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme së bashku me ato lokale.

“Nëse dëshironi të shkojmë në zgjedhje dhe të testohemi. Së bashku me zgjedhjet lokale, mund të shkojmë. Nëse dëshironi menjëherë mund të merremi vesh. Por të mos fundoseni në thellësi, ku po ju dërgojnë”, tha Mickoski.

Mickoski tha se zyrtarë të BDI-së i dërgojnë SMS porosi me të cilat pranojnë të jenë në qeveri me gjysmën e asaj që ka VLEN-i për momentin.

“Zotëri Blerim Bexheti unë mund t’iu tregoj SMS porosi nga anëtarë të lartë të partisë suaj, të cilët më thonë se aq sa ka partneri ynë në Qeveri VLEN, gjysma është e mjaftueshme për BDI për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Kjo Qeveri duhet ta kthejë dinjitetin dhe legjitimitetin e shtetit. Dhe kjo qeveri është e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni”, tha Mickoski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit