-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merret në pyetje nga SPAK, gazetari Qyno: Më kthyen vetëm telefonin e djalit

Kryesoret

Gazetari Elton Qyno është marrë në pyetje në SPAK për rreth 1 orë e 40 minuta. Pas daljes nga SPAK, ai ka thënë se pas 11 muajsh i kanë kthyer vetëm telefonin e djalit, por jo telefonat e tij dhe laptopët e sekuestruar.

Gazetari Qyno tha se iu përgjigj disa pyetjeve rreth bisedave që ka bërë në celular përfshirë edhe me kolegët e tij ku flasin për çështje pune gazetareske apo me prokuror të vetë SPAK-ut.

Ndërkohë ai po hetohet nga SPAK për ‘Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Ndalim i dhënies ose shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin’.

Gazetari Qyno prej 11 muajsh është në procese gjyqësore duke kundërshtuar veprimet e paligjshme sipas tij të SPAK, teksa në javët në vijim pritet që mbi ankimet e gazetarit të shprehet edhe Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese.

Gazetari Qyno del nga SPAK: U pyeta për komunikimet, kërkoj rikthimin e sendeve të mia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit