Paraditen e sotme deputetja e PD-së Ina Zhupa ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për ligjin e qeverisë që ul nivelin e mbrojtjes për Zonat e Mbrojtura.
“Edi Rama duke i hequr mbrojtjen zonave të mbrojtura i ka kthyer në sheshe ndërtimi për miqtë dhe klientët. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës dhe miqve të tij me anë të të cilëve garanton vota për zgjedhjet e ardhshme.
Mbrojtja do të jetë vetëm në letër. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve. Ne kemi paditur sisa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë lidh. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura”, u shpreh ajo.