Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar takimi me shqiptarët e Greqisë në Selanik.
Rama shprehet se historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë.
“PASNESËR do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian
*Porto Palace Hotel
65, 24th Octovriou Avenue
546 28 Selanik”, shkruan Rama.