-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Saimir Tahiri në SPAK për 21 Janarin: Shpresoj shumë të zbardhet

Kryesoret

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraditen e sotme u paraqit për të dëshmuar në SPAK për dosjen e 21 Janarit. Tahiri ka dëshmuar për rreth një orë dhe në dalje tha për mediat se u qëndron atyre që ka thënë në vitin 2015 për këtë dosje.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet’ tha ai.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”.

PS-ja e cilësoi krim shtetëror dhe kërkoi nisjen e hetimeve për të vënë drejtësinë në vend. Dosjen tani e ka marrë në dorë SPAK, që ka marrë në pyetje deri tani Xhemal Qefalinë, Hysni Burgajn, Agron Kuliçajn, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit