-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED: Nuk do t’i drejtohemi Kuvendit me opinion

Kryesoret

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara.

KED hodhi shortin për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurrues për vendin vakant.

Sipas njoftimit nga KED, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

Anëtarët diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre, ku në shumicë konkluduan se nuk e çmojnë të përshtatshme t’i drejtohen me një opinion organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

KED shpreh edhe një herë angazhimin dhe gatishmërinë maksimale të të gjithë anëtarëve, për të realizuar me sukses përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, në kuadër të vijueshmërisë së funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në 30 Shtator 2024, Kuvendi shpalli thirrjen për aplikim për plotësimin e vakancës së plotë, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Në njoftimin e Kuvendit thuhej se mandati i Toskës duhej të përfundonte në nëntor të vitit 2028.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit