Në Florida në mes të festimeve të Halloween u vranë dy persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë nga një e shtënë mu në qendër të qytetit të Orlandos.
Departamenti i policisë rajonale tha se një i dyshuar adoleshent ishte arrestuar. Gjashtë personat e lënduar janë transportuar në Qendrën Mjekësore Rajonale të Orlandos dhe janë në gjendje të qëndrueshme.
Oficerët iu përgjigjën njoftimeve për të shtëna në Central Boulevard dhe Orange Avenue. Shefi i policisë së Orlandos, Eric Smith tha në një konferencë për shtyp se i armatosuri i dyshuar, një djalë 17-vjeçar, ishte identifikuar dhe marrë në paraburgim.
Policia është ende duke kryer një hetim aktiv, tha Smith. Departamenti i policisë po vlerësonte nevojën për shtimin e patrullave në qendër të qytetit këtë fundjavë, thuhet në deklaratën e tij.
UPDATE: The Orlando Police Department has released video footage capturing the shooting incident in Downtown Orlando, along with the arrest of the suspect, Jaylen Dwayne Edgar.
See our previous post on Facebook for additional information: https://t.co/nWlMTFlNEz pic.twitter.com/37adF1Bxzb
— Orlando Police (@OrlandoPolice) November 1, 2024