-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bamir Topi: Berisha duhet të largohet nga politika

Kryesoret

Ish-presidenti Bamir Topi ka sugjeruar që Sali Berisha të largohet nga politika, duke e quajtur këtë veprim një nder për vetveten dhe opozitën. Gjatë një interviste në “Kjo Javë” në News 24, Topi komentoi aksionin e opozitës për mosbindjen civile, duke theksuar se ky akt duhet të jetë individual dhe se mënyra si po e trajton opozita është e gabuar.

Topi theksoi se, nëse do të ishte aleat i opozitës, do të këshillonte që ata që kanë bllokuar demokracinë, përfshirë Berishën, të largoheshin nga politika.

Bamir Topi: Nëse do isha aleat i opozitës sot gjë që nuk është e vërtetë dhe s’ka asnjë lloj shansi do kisha dhënë mendimin tim…unë nuk kam asnjë lloj afrimiteti dhe lidhje me ata. Në rast se do më kërkohej do thoja ata që kanë bllokuar demokracinë duke filluar nga i pari i tyre duhet të ishte larguar nga politike, do i bënte nder vetes, partisë dhe opozitës në përgjithësi. Mosbindja civile është akt moral së pari, para se të jetë politik.

Dalim te ajo teori: Këtu është vetëm mirazh historia e pushtetit, sepse ata e dinë shumë mirë që numrat në terren nuk janë për të rrëzuar Ramën, ata e dinë shumë mirë se ndryshe ata në kulmin e përplasjeve nuk do bënin marrëveshje me njëri tjetrin, e fundit ishin listat e mbyllura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit