Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, garantoi pensionistët se minimumi jetik prej 200 eurosh do të jetë baza për llogaritjen e pensioneve në Shqipëri. Ai theksoi se të gjitha burimet financiare do të merren nga ata që i cilësoi si “hajdutë qeveritarë”, përfshirë Edi Ramën dhe disa ministra.
Në fjalimin e tij, Berisha u shpreh se nuk do të ketë qytetarë pa një pension të paktën 200 euro në muaj, sipas rekomandimeve nga Avokati i Popullit dhe Organizatën Botërore të Punës.
Berisha: Ajo nënë, ajo motër u bë shembull guximi dhe frymëzimi për çdo shqiptar.
Të bashkohemi rreth këtyre të vërtetave.
Të bashkohemi siç u bashkuan qytetarët në Shkodër.
Të bashkohemi se kemi një të keqe.
T’u japim fund mashtrimeve.
Garantoj çdo pensioniste e pensionist se minimumi jetik prej 200 eurosh do të jetë baza mbi të cilën do llogariten pensionet.
Dhe se në Shqipëri nuk do ketë qytetar që nuk do marrë në muaj 200 euro, aq sa është llogaritur nga Avokati i Popullit me Organizatën Botërore të Punës.
Të gjitha paratë janë, do ua marrim hajdutëve qeveritarë.
Do ia marrim Edi Ramës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, ministrave të tjerë të krimit.
Prandaj miqtë e mi, demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare, qytetare e qytetarë, sot më shumë nevojitet të ngremë gjithnjë më lart dallgën e mosbindjes civile.
Dallgën që do fshijë narkoshtetin nga Shqipëria.
Dallgën që do sjellë qeveri teknike.
Dallgën që do sjellë zgjedhje të lira, ndërrimin e pushtetit, fitoren e opozitës.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!