Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar Jeton Selimin 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme.
Selimi duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, ka aksidentuar këmbësorin P. B. 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.