-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po i jepte makinës kundravajtje, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Kryesoret

Një 32-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi ishte duke i dhënë automjetit më sens të kundërt, duke rrezikuar jetën e tij dhe të pasagjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në Milot-Morinë, ku gjatë kryerjes së veprimeve procedurale qytetari kundërshtoi punonjësit e policisë.

“Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volksëagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

Ky shtetas, gjatë veprimeve procedurale të shërbimeve të Policisë, për shkeljen e kryer prej tij, i ka kundërshtuar ato, me forcë”, sqaron policia.

Nderkohe në përfundim të veprimeve procedurale oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në fshatin Matranxh, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit