-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evis Berberi i ARRSH tender miliarda lekë për mbushje “floriri” në Milot-Morinë

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën për një tender 182 milionë lekë (182,622,447.93 të reja) për mbrojtje lumore në aksin Milot-Morinë. Por çfarë do të bëhet me këtë shumë kaq të madhe që ka vendosur në dispozicion drejtuesi i ARRSH-së, Evis Berberi?

“5Pyetjet.al” ju sjell më poshtë preventivin ku ARRSH tenton të justifikojë se me këto lekë, që nuk janë pak, por miliarda do të bëhet, gërmim dhe transport dheu e zhavorri, mbushje, vendosje e gabioneve me rrjetë dhe beton për të devijuar shtratin e lumit në kilometrat që rruga rrezikohet. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 14 Maj.

Dosja e tenderit

OBJEKTI I PROKURIMIT:  “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”

NJOFTIMI I KONTRATËS

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri Autoriteti Rrugor Shqiptar

Adresa “Rruga Sami Frashëri nr.33”, Tiranë

Tel/Fax +355 4 2234487

E-mail  [email protected]

Ueb-faqe www.arrsh.gov.al

  1. Lloji i procedurës se prokurimit: E Hapur – Punë publike– prokurim  me mjete elektronike”.
  2. Numri i referencës së procedurës /Lotit: REF-64009-03-29-2023
  3. Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”
  4. Kodi sipas Fjalorit të Përbashkët të Prokurimit (FPP): Punime ndërtimi për ura mbajtëse tubacionesh 45221118-2
  5. Fondi limit: 182,622,447.93 (njëqind e tetëdhjetë e dy milion e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e katërqind e dyzetë e shtatë presje nëntëdhjetë e tre) Lekë pa TVSH.
  6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 9 muaj
  7. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: Data 14/04/2023 Ora: 11:00

Personi përgjegjës : E.Agalliu

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Evis Berberi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit