Polumbarët spanjollë kanë zhyten në parkingun e përmbytur të qendrës tregtare Bonaire në Valencia, të cilin e kanë përshkruar si një “varrezë.” Parkingun nëntokësor u përmbyt të martën pasdite, kur dyqanet, restorantet dhe kinematë ishin ende të hapura, duke shkaktuar panik midis vizitorëve.
Niveli i ujit në parking u rrit deri në tre metra, duke e bërë atë një kurth vdekjeje për ata që ndodheshin brenda. Sipas ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, numri i viktimave mund të jetë i “pallogaritshëm,” duke i dhënë një dimension tragjik situatës. Autoritetet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar personat e bllokuar dhe për të vlerësuar pasojat e këtij incidenti të rëndë.