Një 21-vjeçar humbi jetën në aksin “Fier-Vajkan” si pasojë e një përplasjeje me automjetin, ndërsa ai po udhëtonte me motomjet.
Policia njoftoi se drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari M. Ç. nga fshati Kallm, është arrestuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.