Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Selanik rreth orës 10:30 me orën lokale, në hotelin ku do të zhvillohet takimi me shqiptarët.
Pas një takimi të shkurtër me disa të pranishëm jashtë, ai është drejtuar në sallën e takimit, e cila do të fillojë në orën 11:00.
Në sallë, Rama është pritur me këngë dhe valle popullore nga grupi i valltarëve, të veshur me ngjyrat kuqezi, përfshirë edhe vogëlushë që kontribuan në atmosferën festive.