Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Suharekë, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit. Sipas policisë, i mituri, vëllai i viktimës, dyshohet se ka shkrepur aksidentalisht pushkën e gjuetisë, duke goditur viktimën.
Pas incidentit, viktima u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor emergjent, para se të transferohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm, për shkak të seriozitetit të lëndimeve.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa prokurori është informuar dhe po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hetimore.