Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tubim mbajti një minutë heshtje në nder të viktimave të masakrës së para pak ditëve në Shkodër.
“Mediat njoftuan se sot në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë Bashkim Basha, babai i 3 fëmijëve, bashkëshorti i të ndjerës, Flutura Basha. Viktimë e masakrës së licencuar nga Edi Rama, narkopolicia e tij, për narkobandën, me qëllim që të terrorizoj Shkodrën dhe të grabisë mandatin e tij.
Le të nderojmë ne, me një minutë heshtje viktimat e këtij krimit të mafias shtetërore.
I përjetshëm kujtimi i tyre.
Zotimi ynë është në dhe vetëm një, mafia dhe terrori nuk do të na mposhtin kurrë. Përkundrazi gjithnjë e me më guxim do të ngrihemi të përballemi çdo ditë dhe kudo me ta.”, tha Berisha.