-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë trajneri Albert Spahiu, Duka: Njeri me vlera të mëdha

Kryesoret

Trajneri i njohur nga Skrapari Albert Spahiu, mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka reaguar në profilin e tij dhe shkruan se është trishtuar shumë nga lajmi i marrë.

Duka shprehet se Spahiu ishte një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit dhe ka dhënë kontribute gjithë këto vite për futbollin në atë qytet.

“Lajmi për ndarjen nga jeta e trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu, më ka trishtuar shumë. Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone. Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet. Dua t’i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta, edhe në emër të FSHF-së, familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit