Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar për përmbytjet apokaliptike në Valencia, Spanjë.
Berisha ka shprehur në emër të tij dhe Partisë Demokratike ngushëllimet për familjet e viktimave dhe autoriteteve të vendit. Ai uron kapërcim sa më të shpejtë të pasojave të kësaj katastrofe të rëndë natyrore.
“Rajoni Valencia, Spanjë u përball këto ditë me përmbytje të papara, thuaj apokaliptike nga e cila deri tani rezultojnë 220 të vdekur, qindra të lënduar, por ky nuk është bilanci përfundimtar dhe dëme shkatërrime të jashtëzakonshme të infrastrukturës, banesave, bizneseve. Qeveria ka dërguar në ndihmë të zonave të përmbytura mijëra ushtarë.”, shkruan Berisha.