Në Selanik, mbështetës të forcave nacionaliste greke të ekstremit të djathtë po protestojnë kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Mediat greke kanë raportuar për një grup protestuesish që mbanin në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas, i vrarë nga policia në Bularat në tetor 2018.
Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë hedhur thirrje si “Rama jashtë Greqisë”.