-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrufeja vret 14 persona në një kamp refugjatësh në Ugandë

Kryesoret

Një goditje në një kamp refugjatësh në Ugandë ka shkaktuar 14 viktima dhe rreth 34 persona janë plagosur ditëne shtunë.

Sipas zëdhënësit të policisë, Kituuma Rusoke, rrufeja goditi në orën 17:30, duke lënë viktima të shumta dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Kampi i refugjatëve Palabek i cili ndodhet pranë kufirit të Ugandës me Sudanin e Jugut, strehon rreth 80000 persona, ku shumica prej të cilëve janë larguar nga konflikti në Sudanin e Jugut, që edhe pas përfundimit të luftës civile në vitin 2020, vijon të përballet me paqëndrueshmëri.

Rrufetë janë të zakonshme në pjesën qendrore të Afrikës dhe shpesh kanë shkaktuar incidente fatale në Uganda. Në vitin 2020, një goditje rrufeje vrau 10 fëmijë në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa në vitin 2011, një tjetër incident i ngjashëm mori jetën e 18 fëmijëve dhe mësuesit të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit