-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Projektbuxheti i mazhorancës nuk adreson problematikat akute të shoqërisë

Kryesoret

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka denoncuar projektbuxhetin e vitit 2025, duke theksuar se ai nuk adreson problematikat akute që përballen shqiptarët, si shpopullimi, varfëria dhe papunësia.

Në një konferencë për mediat, Teliti shprehu shqetësimin për rritjen e barrës fiskale, e cila pritet të arrijë në 93 milion euro, dhe kritikoi qeverinë për përjashtimin e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë nga financimi i mjaftueshëm. Ai e përshkroi buxhetin si një “tepsi llokmash për qeveritarët dhe thërrime për shqiptarët,” duke kërkuar më shumë investime dhe mbështetje për qytetarët.

“Projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë tonë,” tha Teliti, duke theksuar se rritja e shpenzimeve për luksin qeveritar dhe kontratat klienteliste janë prioritetet e mazhorancës. Ai e përfundoi duke ftuar qytetarët të reflektojnë mbi nevojat reale të vendit dhe të kërkojnë llogari për politikat e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit