Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po zhvillon bisedime me zyrtarë të administratës amerikane për të marrë informacion mbi zhvillimet e fundit në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
Ai synon të kuptojë ndikimin e mundshëm të një marrëveshjeje të re në sigurinë rajonale dhe në lirinë e veprimit të Izraelit.
“Synimi ynë është të kuptojmë qartë çfarë është në tryezë dhe si mund të ndikojë në sigurinë tonë. Izraeli është i shqetësuar për çdo vendim që mund të dobësojë qëndrueshmërinë rajonale dhe dëshiron të ruajë lirinë e veprimit të ushtrisë sonë kundër kërcënimeve të mundshme,” tha një burim i njohur me bisedimet.









