Në dalje të Elbasanit është krijuar një trafik i rënduar dhe radhë të gjata kilometrike të makinave.
Në zonën e Librazhdit çdo ditë krijohet trafik i rënduar për shkak të disa punimeve që po bëhen në një urë, e cila momentalisht është bërë me një kalim të vetëm.
Rruga Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për t’u përshkuar, por automjetet kanë mbetur të bllokuar në këtë aks rrugor.
Kohët e fundit për të përshkruar juglindjen e vendit për shkak të trafikut të rënduar një shofer duhet të llogarisë mirë orën kur niset për të udhëtuar. Edhe mungesa e një bypassi të mirëfilltë në Elbasan rëndo nejet situatën.
Për shkak të mungesës së bajpasit të Elbasanit, por edhe punimeve në Librazhd, për të shkuar nga Tirana në Korçë një qytetar duhet të shpenzojë 4-5 orë kohë për një distancë rreth 160 km.