Deputetët e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu ishin në Kaliforni për të ndjekur nga afër zgjedhjet presidenciale dhe Kongresin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata patën rastin të ndiqnin nga afër fushatën të Kongreswomen Michelle Steel dhe të bisedonin me të, kandidate republikane në Distriktin e Orange County.
Gjithashtu u takuan dhe me Shawn Steel, kryetar i Partisë Republikane për Kaliforninë dhe anëtar i Komiteti Kombëtar i Partisë Republikan. Vokshi dhe Mediu diskutuan me të për ecurinë e zgjedhjeve dhe problematikat e një prej garave më të ngushta e më të shtrenjta në SHBA, që mund të jetë përcaktuese për krijimin e maxhorancës së nevojshme në Kongresin Amerikan.
Ron Nehring, Drejtor i Programeve Ndërkombëtare të Institutit të Lidershipit; Matt Shupe dhe Steve Garvey dhanë një vështrim të plotë të peizazhit politik, ndërsa Amerika i afrohet eventit kryesor politik të vitit 2024, garën e ngushtë ndërmjet Trump dhe Harris për Presidencën.