Ish deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko është paraqitur në SPAK në lidhje me 21 Janarin. Çuko ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me vrasjet e katër protestueseve në bulevard në 21 janar.
Pasi ka dalë në SPAK, Çuko ka thënë se është pyetur si personi që ka dijeni për ngjarjen.
“Janë vrarë 4 veta dhe nuk mund të lihet kaq kollaj kjo ngjarje”, tha Çuko.