Disa ditë më parë në Shkodër gjatë një atentati me armë zjarri u vranë Arlind Bushati, Hamza Lici, si dhe kalimtarja Flutura Basha. Ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë edhe bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha pasi nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Automjeti që u përdor gjatë atentatit është makina tip “range Rover” me targa AB 445 MC rezulton e vjedhur në Durrës më 17 Prill të këtij viti.
Makina është vjedhur në lagjen 12 dhe ka qenë vetë pronari që ka bërë denoncimin në polici.
Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit të shasisë, në automjetin që u dogj në fshatin Golem. Zbulimi i makinës mund të ndihmojë në zbardhjen e itinerarit që kanë përshkruar autorët dhe ndoshta dhe në identifikimin e tyre.