-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rrogat dhe pensionet në Shqipëri më të ulëta se në rajon

Kryesoret

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi qeverisjen e Edi Ramës për uljen e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve, duke thënë se ato janë 40-50% më të ulëta se në Kosovë. Gjatë një proteste te “Rruga e Shpresës”, ai theksoi se shqiptarët tani marrin rroga me fuqi blerëse më të ulët se në vitin 2013.

Berisha kritikoi rritjen e prodhimit të brendshëm dhe buxhetit, duke thënë se qytetarët nuk kanë përfituar nga këto rritje. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për ndërtimet në Tiranë, duke i quajtur ato si rezultat të korrupsionit dhe abuzimit me buxhetin publik. Sipas tij, kjo situatë është një “mallkim” për qytetarët shqiptarë.

Berisha: Por tani, le të vijmë pak tek vitet 2014-2021, 8 vjeçari i Edi Ramës.

E vërteta është që prodhimi i brendshëm, jo siç mashtron ai u rrit 100%, por u rrit me gjithësej 70%.

E vërteta është se, buxheti u rrit me 70%, ndërkohë që me dyfishimin e taksave duhet të rritej me 140%. Por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka, si e ndjeu qytetari shqiptar këtë rritje? Çfarë gëzoi qytetari i thjeshtë nga dyfishimi i prodhimit të brendshëm gjatë narkoshtetit?

Çfarë gëzoi qytetari i thjeshtë shqiptar nga dyfishimi i buxhetit të shtetit në narkoshtet?

Këtë pyetje t’i shtrojmë vetes sot.

Më lejoni t’ju përgjigjem me fakte e me shifra.

Gjer një vit më parë, çdo qytetar shqiptar merrte një rrogë të paktën 30-40% më të ulët në fuqi blerëse, se sa në vitin 2013.

Shqiptarët, që me rrogat dhe pensionet e tyre dolën në krye të vendeve të rajonit për pagesë më të mirë, për rroga më të mira, pensione më të mira, u rrokullisën me shpejtësi në vendin me rrogat dhe pensionet më të ulëta.

40, 50% më të ulëta se në Kosovë. Pra, çfarë ishte kjo rritje?

Qytetarë dhe qytetare, për të kuptuar se cila është rritja e narkoshtetit me lutjen time hidhini një sy kullave në qendër të Tiranës. Këto kulla kushtojnë gjer tani 4 miliardë euro. Të konvertuara në rritje këto përbëjnë një përqindje shumë të madhe të rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Po cili përfiton prej tyre? Qytetarë dhe qytetare, kush ka përfituar nga ju nga kullat e drogës ddhe korrupsionit, më thoni pak?

Janë 4 miliardë euro. Edi Rama i regjistron si dyfishim të rritjes.

Po kush përfitoi nga qytetarët prej tyre? Cili prej jush mund të blejë një apartament në këto kulla?

58 mijë apartamente janë bosh të blera nga trafikantët.

A nuk është kjo rritje një mallkim për qytetarët shqiptarë? A nuk është kjo një rritje e mallkuar për qytetarët shqiptarë me të cilët rreh gjoksin Edi Rama?

A e dini ju nga vjen kjo rritje e tmerrshme? Kjo rritje ka në bazë vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen, sepse Edi Rama rrugën që kushton 1 milion euro për kilometër e ndërtin me 10 milioë euro kilometrin. Pra, vjedh 90% të çmimit.

Po kjo llogaritet rritje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit