Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Francë, ku mori pjesë në panairin Euronaval, një ngjarje e rëndësishme për industrinë luftarako-detare. Gjatë kësaj vizite, Vengu u takua me gjeneralin Thierry Carlier, drejtor ekzekutiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Armatimit në Ministrinë e Ushtrisë së Francës.
Në postimin e tij në Facebook, Vengu njoftoi se biseduan mbi projekte potenciale për bashkëpunimin institucional dhe ushtarak, duke theksuar rëndësinë e rivitalizimit të industrisë ushtarake në Shqipëri. Ai shprehu interesin për të përfshirë kompanitë franceze në forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ministri Vengu theksoi se në kontekstin e dinamikave globale të sigurisë, teknologjitë e avancuara detare po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Ai shprehu angazhimin e Shqipërisë për të inkurajuar inovacionin dhe investimet e huaja në fushën luftarako-detare.