SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën i cili është shpallur në kërkim. Seanca e Tol Çelës do të mbahet në datë 21 nëntor në orën 10:00.
Ai akuzohet për grabitjen që ndodhi në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit me datë 9 prill të vitit 2019.
Çela është i përfshirë në vjedhjen e 5.4 milionë euro në Rinas, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë një nga autorët ngjarjes Admir Murataj.
Gjithashtu Klement Çala do të qëndrojë në burg për 20 vite, dhe gjashtë personat e tjerë Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala janë dënuar me 17 vite burg secili.