-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeqyteti vetëm gjysma kanë mbetur “Tironsa”, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

Kryesoret

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera.

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.

Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit.

Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.

Në Tiranë në vitin 2023, kishte mbi 14 mijë shtetas të huaj, të cilët zunë 2.4 për qind të popullsisë së kryeqytetit.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit