Në emisionin “5 Pyetjet” me Babaramo, Qani Shino, ish-minator, ndau përvojën e tij nga protesta e tij simbolike para Piramidës, ku u shtri në tokë për të shprehur pakënaqësitë e tij ndaj politikave qeveritare.
“Vajta në kohën kur kryeministri mblodhi pensionistët. Mora dhe librezën e pensionit dhe vajta atje. Nuk më lanë ishte garda. Tentova lajmëruan një grup të gardësh. Qani i thashë barkas ke qenë në minier, u shtriva. Foli kryeministri isha jashtë xhamit. Nga të gjithë pensionistët atje duartrokitën kryeministrin nja dy herë për bëmat e qeverisë,. Kur doli i bërtita o kryeministër. Pastaj vajta e takova, i thashë jam ish minator nuk më lanë të hyja. Je kryeministër i joni apo i partisë. Jam minator dua statusin.
E keni statusin. Ishte i painformuar.Statusi nuk është ky është ai që politika 34 vjeçare erdhi me kazëm dhe ia futi ekonomisë. Pavijonin e sëmundjeve profesionale e ke zhdukur. E keni statusin dhe harrojeni se merrni status. I dhashë librezën dhe thërriti Astrit Hado. I di të gjitha ai. Ai bën dhe një vjedhje, minatorët dalin në pensionistë në 55 vjeç dhe suplementin nuk ua jep 55 vjeç, por 65 vjeç. Vjen nga politika 34 vjeçare. Protestoj për të drejtën time.”