-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në Vjenë: 24% vende të reja pune, papunësia ra në rreth 10%

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 21-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka prezantuar arritjet ekonomike të vendit që nga viti 2020. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe, Kosova ka shtuar 24% vende të reja pune, duke e ulur papunësinë nga 26% në rreth 10%.

Kurti u shpreh se, nga viti 2008 deri në 2020, mesatarja e rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) ka qenë 3.65%, ndërsa për periudhën 2021-2023, kjo shifër është rritur në 6.2%. Ai tha se kjo rritje tregon se në tre vitet e fundit është trefishuar rritja e PBB-së, duke theksuar se ekonomia e Kosovës u rrit për gati 50% krahasuar me vitin 2019, para pandemisë.

Ai gjithashtu theksoi se kanë dyfishuar eksportet dhe investimet e huaja direkte. “Rritja ekonomike do të thotë mirëqenie sociale. Rritja nuk duhet të frenohet për shtetin, por duhet të shpërndahet në shoqëri dhe të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë,” tha Kurti.

Kryeministri gjithashtu diskutoi për ndikimet e krizave globale dhe nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA. Ai theksoi se tregu i përbashkët dhe CEFTA janë vetëm fillimi dhe se duhet të ndërtohet më shumë mbi këto struktura për të adresuar sfidat e vjetra dhe ato në zhvillim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit