Policia Rrugore e Tiranës gjatë kësaj jave ka vendosur 11 704 masa administrative dhe ka arrestuar 27 shoferë si dhe ka pezulluar gjashtë raste.
Gjobat janë vendosur për xhama të zinj, mos respektim të normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mos vendosjen e rripit të sigurimit etj.
Ndërsa janë pezulluar 6 raste për drejtimin e makinës nën efektin e alkoolit dhe janë bllokuar 10 makina, ku 5 prej tyre nuk kanë pasur dokumentat me vete.
Policia bën apel që për të pasur një udhëtim të sigurt duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.