-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Qeveria u tall me 791 pensionistë, buxheti 2025 nuk sjellë shpresë për ta

Kryesoret

ZëvendësPresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me pensionet. Xhixho shprehet se Edi Rama vazhdon të tallet me pensionistët dhe u merr votën, ndërkohë që ka 11 vjet që nuk u rrit pensionet.

“Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta.”, shprehet Xhixho.

Ajo thekson se indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës, ndërkohë që çmimet dhe kostoja e jetesës rriten përditë.

“Taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve, por për të vjedhur me PPP-të dhe koncensionet korruptive. Këtë do të bëjë edhe me buxhetin e 2025-s. Indeksimi me vetëm 4.1% është qesharak në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 170 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.”, shkruan Xhixho.

Xhixho thekson se Partia e Lirisë do t’u mundësojë pensionistëve dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit