-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pensionet janë ulur me 30% krahasuar me 2013-n, buxhet i vjedhjes më të madhe

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se pensionet për të moshuarit janë ulur ndjeshëm gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij. Gjatë një proteste maratonë në “Rrugën e Shpresës”, Berisha theksoi se pensionistët tani po marrin të paktën 30% më pak se në vitin 2013.

Berisha e quajti situatën si një “krim të tmerrshëm” ndaj pensionistëve dhe qytetarëve shqiptarë, duke i akuzuar qeveritarët për një “buxhet vjedhjeje” dhe manipulim të informacionit përmes mediave që, sipas tij, janë nën kontrollin e qeverisë.

Ai gjithashtu e kritikoi qeverinë për censurën e gjerë që, sipas tij, ka mbuluar realitetin e vështirë të shqiptarëve, duke censuruar situatën në spitale, cilësinë e arsimit dhe përpjekjet për të mbuluar varfërinë dhe dëbimin e shqiptarëve nga vendi.

“Media të kontrolluara nga qeveria po shndërrohen në altoparlante të diktaturës, duke mbuluar vjedhjen e qytetarëve dhe duke censuruar gjendjen e vështirë të shqiptarëve”, tha Berisha, duke theksuar se ky ishte një krim i paprecedentë kundër informacionit të lirë dhe të drejtës për të njohur realitetin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit