Doug Emhoff, bashkëshorti i Kamala Harris, ka shprehur besimin se gruaja e tij do të bëhet presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një deklarate në Michigan, Emhoff tha: Unë mendoj se ne i fitojmë këto zgjedhje, ne do të fitojmë këtu në Michigan. Të nesërmen, dua të kem mundësinë t’i them: Zemër, je presidentja e Shteteve të Bashkuara.
Ky mesazh i Emhoff vjen në një moment të tensionuar të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që Kamala Harris shpreson të vazhdojë mandatin e saj si nënkryetare e SHBA, duke synuar një fitore të rëndësishme në këto zgjedhje.