FBI ka arrestuar dy burra në Michigan në raste të ndara me dyshimin për kërcënime të dhunshme në internet, dhe thotë se njëri prej tyre dyshohet se kishte në shënjestër ish-presidentin Donald Trump.
Autoritetet federale thanë se Isaac Paul Sissel ishte krijuesi i disa llogarive në Reddit që kërcënuan më 23 shtator për të qëlluar Trump, kandidatin republikan për president, ndoshta në një tubim fushate.
Sissel gjithashtu akuzohet se ka bërë një kërcënim të veçantë të shtunën për të vrarë të krishterët konservatorë nëse Trump fiton zgjedhjet.