-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hisen Berisha: Zgjedhjet për tërë botën

Kryesoret

Zgjedhjet në SHBA nuk janë vetëm për amerikanët, janë një ngjarje me ndikim të thellë për tërë botën. Amerika ka nevojë për një udhëheqje që ruan vlerat e saj kombëtare dhe identitetin amerikan, duke përfshirë përkushtimin e saj ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit global. Si fuqia më e madhe botërore, SHBA mbart përgjegjësi të jashtëzakonshme jo vetëm ndaj qytetarëve të saj, por edhe ndaj të gjitha vendeve që ndajnë aspiratat për një botë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve amerikane do të ndikojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë ndërkombëtare përmes zbatimit të strategjive gjeopolitike dhe gjeoekonomike amerikane, të cilat kanë ndikim të thellë në çdo cep të botës. Në këtë aspekt, shumë vende dhe popuj që zhvillojnë demokracinë shpresojnë për një udhëheqje amerikane që mbështet sigurinë dhe paqen. Demokracitë e reja dhe vendet në tranzicion, si Kosova dhe shumë të tjera në Ballkan, Evropë Lindore dhe përtej, presin nga SHBA përkrahje të vazhdueshme për të forcuar institucionet e tyre dhe për të ruajtur sovranitetin e tyre.

*Konteksti i Kosovës dhe Zgjedhjet Amerikane

Një shembull i qartë i varësisë së stabilitetit global nga SHBA është çështja e Kosovës. Marrëveshjet e nënshkruara dhe të garantuara nga administrata amerikane, si ajo e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë thelbësore për paqen në Ballkan. Megjithatë, administrata aktuale ka treguar paqëndrueshmëri në zbatimin e këtyre detyrimeve, duke lejuar përkeqësimin e tyre deri në pikën ku, përmes marrëveshjeve të Ohrit dhe pikës 7 të Planit, po diskutohen autonomia territoriale për komunitetet serbe dhe eksteritorialiteti për objektet religjioze. Nëse SHBA nuk e ruan qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e saj për marrëveshjet e arritura, ekziston rreziku që stabiliteti në Ballkan të cënohet, dhe kjo do të ketë pasoja në sigurinë evropiane dhe atë ndërkombëtare.

*Pritjet globale për një udhëheqje amerikane të angazhuar

Bota ka nevojë për një spekter politik amerikan që mbron dhe garanton vlerat universale të njerëzimit, që përfshijnë të drejtat dhe liritë themelore, paqen, dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Këto janë vlera konservatore dhe njerëzore, të cilat i karakterizojnë edhe vetë popujt e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës. Vende të tjera përreth botës, nga Azia në Amerikën Latine, gjithashtu presin një Amerikë që tregon përkushtim në mbrojtjen e lirisë dhe ndalimin e fuqive që përpiqen të destabilizojnë rajone të tëra për qëllime vetjake.

Në të kaluarën, partitë konservatore në SHBA përmes projektit MAGA (Make America Great Again) duhet të vazhdojnë t’i mbrojnë këto vlera, ashtu siç i kanë mbrojtur këto vlera universale, të cilat janë të rrënjosura në paqe dhe luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit me karakter transnacional, dhe kanë treguar përkushtim në mbrojtjen e interesave ndërkombëtare në çdo cep të botës. Ndërsa zgjedhjet amerikane formësojnë këtë të ardhme, bota shpreson për një Amerikë që mbështet këto ideale dhe ndihmon vendet të cilat kontribuojnë për paqe dhe siguri globale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit