Sot Real Madrid zbret në fushë kundër Milanit në “Santiago Bernabeu” në Champions League.
Tekniku madrilen Karlo Ançelotit ka pasur kohën e mjaftueshme që të mendojë për 11-tshen duke llogaritur Brahim Diaz të përmirësuar dhe Rodrigon e rikuperuar.
Mesfusha ngelet në pikëpyetje midis Modriç dhe Kamavingas, francezi nuk u përshtat me Modriç gjatë klasikes me Barcelonën.
E panjohura e madhe tjetër është dhe strategjia e Ançelotit, ai mund të ruajë formacionin klasik 4-4-2 ose mund të rikuperojë me 4-3-3 me Bellingham që luan pas Mbappe dhe Vinicius.