Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, procesi i numërimit të votave do të fillojë pasi mbyllen qendrat e votimit, përkatësisht në orën 18:00 EST (23:00 GMT) të martën. Megjithatë, nuk do të ketë një rezultat të menjëhershëm zyrtar, pasi numërimi mund të zgjasë ditë, madje javë, për shkak të procedurave të ndryshme në shtete të ndryshme, shkruan BBC.
Kush e bën numërimin?
Numërimi i votave ndryshon nga shteti në shtet dhe varet nga teknologjia që përdoret. Disa shtete përdorin skanerë për fletëvotimet, të tjerë mund të përdorin ekrane me prekje ose pajisje të tjera për regjistrimin e votave.
Cilat janë pengesat për numërimin e shpejtë?
Përshpejtimi i procesit mund të ndalojë nga ndërlikimet ligjore ose vonesat për shkak të fletëvotimeve të përkohshme. Po ashtu, sfidat ligjore mbi besueshmërinë e proceseve të votimit janë ngritur që nga zgjedhjet e vitit 2020, duke e bërë procesin e numërimit dhe certifikimit të votave më të ngadalshëm.
Rinumërimi i votave
Në shtetet si Pensilvania dhe Miçigani, rinumërimi bëhet automatikisht kur diferenca midis dy kandidatëve është shumë e ngushtë. Çdo shtet ka procedurat e veta për rinumërimin dhe kriteret që mund ta shkaktojnë atë.