Në një derbi të nxehtë të Kategorisë Superiore, Tirana shenoi 2-1 ndaj Partizanit, duke marrë tre pikët të rëndësishme për largimin nga zona e rrezikut.
Ndeshja, e luajtur në “Arenën Kombëtare”, nisi me një gol të Partizanit në minutën e 22’ nga Human, por Tirana barazoi shpejt me Kresic në minutën e 66’.
Më vonë, Alvarez realizoi golin e fitores në minutën e 84’, duke përmbysur rezultatin dhe i siguruar fitoren bardhebluve.
Ky triumf ndihmon Tiranën të forcojë pozitat e saj, ndërsa Partizani vazhdon të luftojë për një vend në “Final Four” dhe në garat europiane.









