Paraprakisht, më duhet që të falënderoj përzemërsisht median brenda dhe jashtë vendit për publikimin (25 vitet e fundit) të dhjetra vlerësimeve strategjike në fushën e reformave të sistemit të mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave (mbarë) Kombëtare, me fokus situatën e sigurisë të pas-çlirimit të Kosovës nga pushtimi Serb (06/1999); progresin dhe sfidat për ndërimin e paqës së qëndrueshme si dhe axhendën e integrimit Euroatlantik (NATO/BE) të vendeve të rajonit të Ballkanit.
Edhe mbas daljes në reservë, në kapacitetin (forumin) e Ekspertit të fushës së SK, Rajonit dhe NATO-s, jam përpjekur për të përfaqësuar dhe prezantuar me dinjitet interesat (mbarë) Kombëtare në: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, Institutit të Luftës dhe panele të ekpertëve/kolegëve të sigurisë në Washington, USA; Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Kolegjin e NATO-s Romë, si dhe 3 Samitet e fundit të Aleancës Euroatlantike, Madrid – 22, Vilnus – 23, Washington – 2024, etj”!
- KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME:
Përtej profecisë “si mallkim” të Nolit mbi shtazërinë e luftës mes vedit (për kolltuqet e politikës dhe zullumqarët e pusht-etit), nuk mund të mohojmë, “përkundrazi përulemi” për të rënët, luftëtarët dhe sakrificat sublime të Shqiptarëve në shekuj por edhe për patriotët vizionare, penat e forta, si dhe përpjekjet konstante për kohezion, që veçmas apo së bashku mbeten të skalitur në memorien e nderit të historinë sonë (mbarë) Kombëtare.
Gjithësesi nuk mund të krenohemi as me patriotizma folklorike; as me“histori legjendare”; as me paranojën se “fajin e kanë gjithmonë bota”, Anglo-Amerikanët, Francezët, etj. Kjo pasi megjithëse me histori, gjuhë, kulturë, rreziqe dhe interesa të përbashkëta, fatëkeqësisht Shqipëria dhe Kosova mbeten ende të ndara. Nuk kam thënë/them kurrë të “qurravitemi, as të dorezëhemi dhe as te nxjerim sytë e njëri-jatrit”. Në të kundërt, e përsëris që gjaku, sakrificat, përpjekjet, arritjet (qoftë edhe modeste) si dhe problematikat ose “mësimet e nxjerra” duhet të Na shërbejnë si bazë për jetësimin të një Koncepti, Projekteve si dhe një matrice të përbashkët mes 2 vendeve.
Pa bërë kurrësesi gjykatësin e protagonisteve të historisë së (pa) lavdishme por as profetin e ardhmërisë së ndritur, në vijim gjeni një përmbledhje gjeopolitike, duke përsëritur edhe më fortë rekomandimin për të hartuar, nënëshkruar dhe jetësuar një strategji historike mes RSh dhe Kosovës: “dy vende sovrane, një Komb i vetem”. Për më qartë, aplikimin e parimit bazë (artikullit-5) të NATO-s: “çdo sulm ushtarak ndaj tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës, konsiderohet edhe si sulm ndaj sovranitetit të RSh dhe anasjelltas. Kështu edhe kundërpërgjigja do jetë e përbashkët, proporcionale dhe shkurajuese”!
Kjo platformë/përqasje, që për disa mund të tingëllojë shumë e fortë, mbetet një e drejtë legjitime për të aplikuar një koncept të avancuar “smart” mbi mbrojtjen e sovranitetit si dhe zhvillimin e interesave kombëtare duke garantuar faktorët ndërkombëtarë se kjo qasje nuk mbart asnjë “kërcenim” ndaj vëndeve të rajonit. Në të kundërt, synon kontribute shtesë për zhvillimin e masave të mirëbesimit reciprok, bashkëjetesës paqësore mes popujve, stabilitetin demokratik dhe axhendën integrimit Euroatlantik. Për më tepër, që kjo paketë, mbetet e hapura ndaj çdo vendi të rajonit (përfshi Serbinë) për t’u përballur dhe adresuar bashkërisht sfidat ndaj terrorizmit, krimi të organizuar, trafiqeve, emergjencave civile dhe politikën e sigurisë së BE-së (ESDP).
Në shtesë të sa paranojave bollshevike të E.Hoxhës, ende nuk arrij të (mirë) kuptoj pse dhe kush (në fakt kërkush) i ka ndaluar Qeveritë (me kullaro demokratike) mbas 1991, që ende nuk ka një akademi shkencash, sistem shëndetësor, mbrojtje kibernetike, ambasada të përbashkëta, etj. Gjithësesi duhet mbajtur në konsideratë që partneriteti strategjik (2-Shtete 1-Komb i vetëm) mes RSh dhe Kosovës tejkalon mandatet e disa Qeverive si dhe paranojën turkoshake të përjetësisë së (mbi) Pusht-etit.
- PAKETË me 10 PROJEKTE TË PËRBASHKËTA
Projekti nr.1: Krijimin e një Instituti të përbashkët të Studimeve Strategjike për zhvillimin e SSK, SU, PAZh, standardizimin, doktrinave, rregullave të angazhimit, etj, experiencë që duhet të institucionalizohet me një MoU.
Projekti nr 2. Projekt -Pilot, ose shembullor për modernizimin e sistemit të mbrojtjes civile me koncept, paketë ligjore, kapacitete, rregulla angazhimi, strukturë të përbashkët të Komandim-Kontrollit (C2) si dhe një matricë me masa të përshkallëzuara dhe përgjegjesi respektive. Ndërsa mbështetur edhe në ekperiencën e Italisë, Sllovenisë, Austrisë, etj, në vartësi të Qëndrës (mbarë) Kombëtare të Emergjencave Civile (QKEC) mund të këtë 3 njësi/Br logjistike (force provider), 6 Baza Teritoriale dhe 12 Degë të Mbrojtjes Civile të shtrira në të gjithë territorin e RSh dhe Kosovës.
Projekti nr.3: Sistem të përbashkët për arsimimin, trajnimin/stërvitjen e personelit ushtarak dhe civil për FA të 2 vendeve. Synimi i këtij projekti: “një Kolegj/Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), një akademi oficerësh, një nënoficerësh, një shkollë trupe, një poligon stërvitje si dhe program të përbashkët Master dhe Doktoraturë.
Projekti nr.4: Njësi/Ekipe përbashkëta për operacione ndërkombëtare të drejtuara nga NATO, BE, OKB apo koalicione, përfshirë stërvitje të përbashkëta fillimisht në nivel toge e kompanie, stërvitje të shtabeve në qëndrën e perbashket të simulimit si dhe çertifikimin sipas standardeve të Aleancës.
Projekti nr.5: Task force e përbashkët, për mbështetjen Kosovës në 5 fushat e Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO (Politika, Ekonomia, Kuadri Ligjor, Financat dhe Informacioni); për pjesëmarrjen në iniciativat rajonale, si në SEDM/SEEBRIG, A5; në “Balkan Battle Group të BE”; Qëndrat e Ekselencës së NATO-s, etj.
Projekti nr.6: Inteligjencën ushtarake dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar sipas standarteve të NATO-s, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve, si dhe rregulla të përbashketa angazhimi të inteligjencës për parandalimin e akteve terroriste, krimit, de-stabilitetit të shoqërisë demokratike, etj.
Projekti nr.7: Struktura, plane, masa dhe proçedura të përbashkëta/koordinuara prokurimesh për blerjen e armatimit, pajisjeve dhe sistemeve madhore, të bazohuara në strandartet e NATO-s në mënyrë që FA të dy vendeve të jenë të ndërveprueshme.
Projekti nr.8: mirëmbajtjen e armatimit, pajisjeve dhe sistemeve ushtarake si dhe një infrastrukturë e përbashkët për të shkatërruar municionet dhe armatimet e dala/tepërta jashtë përdorimit të FA.
Projekti nr.9: Vëzhgimit dhe policimit të hapësirës ajrore, mbetet një nga projektet/sfidat më të vështira, më të kushtueshme dhe kështu të pamundura për secilin nga 2 vendet tona. Prandaj Shqipëria dhe Kosova do duhet të angazhohen bashkarisht (MoU për tu bërë pjesë me MoU e programeve rajonale (p.sh me Kroacinë). Me mbarimin e misionit të KFOR, ende përgjëgjes për hapësirën ajrore të Kosovës, Shqipëria duhet të mbështesë përfshirjen e Kosovës në iniciativën BRAD apo iniciativa të tjera.
Projekti nr.10: Ngritjen e një kapaciteti portualo-detar të Kosovës “në ujrat e thella të Adriatikut (RSh)”, të dedikuar për të mbështetur veprimtaritë ekonomike por edhe të dislokimit strategjik të forcave ushtarake në operacionet ndërkombëtare, etj. Për modalitetet, procedurat, bazën ligjore, vend-ndodhjen dhe aspekte të tjera do të duhet paraprakisht vullnet politik.
III. MESAZHE PËRMBLEDHËSE:
Qëllim i Platformës historike (2-shtete 1-Komb) si dhe paketës me 10 projekte të përbashketa: “zhvillimin e kapaciteteve, strategjive, doktrinave, standardizimin, planifikimin, prokurimet; emergjencat civile, arsimimit, stërvitjeve, pjesëmarrjes në misione kombëtare dhe ndërkombëtare, mirëmbajtjen, rreziqeve kibernetike, policimin ajror, situatat renegate, etj”. Ndërtimi i kapaciteteve më vehte (nga RSh/Kosova), në optikën profesionale është thjesht mision i pamundur. Duke qënë kështu, do ishte njëherësh edhe vijimësi e gabimeve historike, strategjike dhe gjeopolitike njëherësh.
As draft-Platfoma, as 10 projektet e përbashkëta nuk janë kurrësesi përpjekje për të “shpikur rrotën dhe as thirrur Eureka”, pasi suksesi në këtë fushë me sencitivitet të lartë kombëtar, kërkon mentalitet të ri, besim reciprok, lidership të fortë dhe kohezion të shoqërive të dy vendeve. Për më tepër, këto kjo platforme dhe 10 projektet do duhen të konsultohen dhe harmonizohen me përpjekjet dhe qëndrimin zyrtare të SHBA: “Kosova, mbetet modeli kur komuniteti ndërkombëtar drejtuar nga SHBA, angazhohet për ruajtjen e interesave dhe vlerave të përbashkëta! NATO, do të duhet të qëndrojë në Kosovë deri sa FSK të ketë legjitimitetin dhe aftësitë për të marrë përgjegjësitë për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sigurisë së vendit”.
Përsa “merakun e sforcuar diplomatik”, konfirmoj se kjo përqasje është aplikuar me sukses edhe nga shumë vende p.sh. nga vendet e Beneluks-it, (Belgjikë, Holandë, Luksemburg); vendet Baltike (Lituani, Estoni dhe Letoni, si Kolegji Mbrojtjes (BALDEFCOL), Grup-Batalioni Përbashkët (BALTBAT), Policimi i Përbashkët Ajror (Baltik Air Policing); vendet Nordike (Norvegji, Finlandë, Suedi); Sllovenia me Hungarinë, pa përmendur qasjen e dy vëndeve të NATO-s (Turqisë dhe Greqisë) në raport me sovranitetin e Qipros, pra ndaj një vendi anëtar të BE-se!
Përtej “armatosjen deri në dhëmbë” të Serbisë; (keq) shpërdorimin e Beogradit për axhendën e Rusisë-Putiniste si dhe zgjimit (apo blerjen) e aleancave historike; besoj edhe më fortë se paqja mbetet misioni i vetëm, në interes të bashkëjetesës paqësore, sigurisë së jetës, pronës, mirëqënies së qytetarëve si dhe ardhmërisë euroatlatike të 6 vendeve të 6 vendeve të ballkanit perëndimor, pra Shqipërisë, Kosovës, MV, Malit të Zi, Serbisë dhe Bonje-Hercegovinës.
Ndërsa, aktorët dhe strategët/kolegët në rajon, Washington, Bruksel, etj do t’i sugjeroja që perspektivën e paqes, statuskuosë dhe interesave gjeopolitike në Ballkan, do duhet ta para-kushtëzojnë jo me rikthimin e garës se armatimeve, por me “imponimin” e dy Masave të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi Zyrtar: “(1) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake (Tanke, Mig -29, Rafale, raketa Ruso-Kineze, etj) deri në masën që të mos kërcënojë fqinjët (posacerisht Kosovën); (2) nuk do të vendosen as instalime as aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë ndërshtetërorë, të monitoruara nga USA/NATO/BE, si faktor kritik për paqen në rajon.
Po ashtu, do t’i këshilloja vëllazërisht faktorët politik të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që: “rrukullimën mbas humbjes së luftës së Rusisë-Putiniste, riciklimi i aleancave historike si dhe kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës”, ti adresojnë me përgjegjësi të lartë shtetërore për të ndërtuar “Shqipërinë dhe Kosovën Demokratike”, përtej prezencës së NATO-s (që nuk mundet të jetë e përjetshme); ku mbi të gjitha, qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe në faktorizimin të rolit të Shqipërisë dhe Kosovës, nga konsumatorë në “Komb leader” për paqen, stabilitetin demokratik dhe integrimin në NATO/BE.
Së fundmi, shpresoj që edhe ky produkt, të kontribuojnë sadopak, për të përditësuar “opinionin strategjik, zyrtar dhe publik” në rrafshin mbarëkombëtar, rajonal dhe jo vetëm. Ndërsa përtej paragjykeve (nga cinik që përdredhin jo vetëm të ndenjurat), më duhet te ri-rikonfimoj se, mbetem i përkushtuar për të kontribuar me ekperiencë dhe përgjegjësi shtesë në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare si dhe për forcimin e partneritetit strategjik me USA/NATO!