Në orët e para të ditës së sotme, rreth 03:55 në një godinë boshe në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë” ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Bëhet fjalë për një garazh të marrë me qira nga Kozak Braçi personazhi i Tik-Tokut.
Më herët i kanë djegur edhe një automjet. Ambientin e kishte marrë me qira ku priste të bënte një investim.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet konflikt për pronësinë.