-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtetet e pavendosura që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në SHBA

Kryesoret

Në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, shtatë shtete kyçe dhe të pavendosura mund të jenë ato që përcaktojnë përfundimisht fituesin e garës. Arizona, Georgia, Michigan, Karolina e Veriut, Nevada, Pensilvania dhe Wisconsin janë shtetet që mund të vendosin fitoren, pasi rezultatet e tyre janë shpesh të pasigurt dhe mund të ndikojnë në përbërjen e Kolegjit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e kaluara, këto shtete kanë pasur një histori të ndryshueshme, me ndihmën e votuesve të pavendosur dhe faktorëve të tjerë si emigrantët dhe grupe të ndryshme etnike. Arizona ka mbështetur kryesisht republikanët, por në vitin 2020 pati një fitore demokratike. Georgia gjithashtu përjetoi një kalim të rëndësishëm në vitin 2020, kur votuan për Joe Biden.

Michigan dhe Wisconsin, të cilat tradicionalisht kanë votuar për demokratët, kaluan në krah të republikanëve në 2016, por iu rikthyen demokratëve në 2020. Tani, këto shtete pritet të kenë një ndikim të madh, pasi Kamala Harris dhe Donald Trump janë shumë të afërt në gara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit