Gjykata e Posacme ka pretencë për ish shoferin e Ardi Veliut dhe të pandehurve të tjerë. Ata akuzohen për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Augustin Mesluin, Altin Dode, Sokol Idrizaj dhe Elda Idrizaj. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 8 vite burg.
Për Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, SPAK ka kërkuar 10 vite burg dhe për Bora Idrizaj 6 vite me kusht për 5 vite (studente), si edhe për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin 4 vite burg dhe pa kusht.