Ish-presidenti Donald Trump ka zgjedhur resortin e tij luksoz Mar-a-Lago në Florida për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës. Burime të afërta me Trump-in thanë për CNN se ai do të shoqërohet me një grup të vogël, përfshirë familjen dhe miqtë e tij, dhe se anëtarët e klubit të tij janë ftuar në një darkë speciale në resort.
Ndërkohë, ekipi i fushatës së Trump-it ka ngritur një “dhomë lufte” në selinë e tij të fushatës në West Palm Beach për të monitoruar ngjarjet.
Në zgjedhjet e këtij viti do të vendoset se kush do të drejtojë SHBA-në për katër vitet e ardhshme: ish-presidenti republikan Donald Trump apo zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris.