Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të votohet mes Kamala Harris dhe Donald Trump.
Sipas një sondazhi të fundit të YouGov, rreth një në 10 amerikanë (11%) thonë se një personazh i famshëm i ka bërë ndonjëherë që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre për një çështje politike, ndërsa 7% thonë se kanë mbështetur një kandidat politik për shkak të mbështetjes së një personazhi të famshëm.
Kamala Harris e mbështesin shumë personazhe të njohur si Tylor Swift, Arnold Schwarzenegger, Jennifer Lopez, Maddona, Beyonce dhe Charli XCX.
Ndërsa Donald Trump e mbështesin Elon Musk, Hulk Hogan , Mel Gibson dhe Jon Voight.









